Sopoti dhe Bylis B triumfojnë në play-out dhe sigurojnë ngjitjen në Kategorinë e Parë

Futboll Vendi | 6 muaj më parë

Janë zhvilluar këtë të premte ndeshjet play-out të kampionatit “Kategoria e Parë”, që përcaktuan skuadrat që do të garojnë sezonin e ardhshëm në këtë kategori.

Në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës, sfida mes AF Luftëtarit dhe Sopotit u mbyll në barazim 1-1 në kohën e rregullt, ndërsa skuadra e Sopotit triumfoi në goditjet e penalltive me rezultatin 4-2, duke siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për edicionin e ardhshëm.

Po me të njëjtin skenar u mbyll edhe takimi i zhvilluar në stadiumin e Vorës mes Kukësit dhe Bylis B. Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa Bylis B fitoi 5-4 nga pika e bardhë e penalltisë, duke siguruar gjithashtu ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Pas përfundimit të fazës play-out, Sopoti dhe Bylis B do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë sezonin e ardhshëm, ndërsa AF Luftëtari dhe Kukësi do të zbresin në Kategorinë e Dytë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme