“Souvenir” recital melodik në Universitetin e Arteve, me Ina Kosturin dhe Manjola Trebickën

Kulturë | 1 vit më parë

Koncerti recital “Souvenier” përcolli emocione të forta mbrëmjen e së premtes në sallën e Universitetit të Artëve me pjesëmarrjen e artisteve Manjola Trebicka, dhe Ina Kosturit.

Programi solli një udhëtim përmes krijimeve të kompozitorëve Svendsen, Debussy dhe Elgar, duke kulmuar me dy kompozime origjinale të vetë violinistes, që përmblidhnin frymën reflektuese dhe lirike të recitalit.

Në këtë udhëtim koncertor , violinistja Ina Kosturi  u shoqërua nga pianistja Manjola Trebicka, një bashkëpunim që ngjalli nostalgji e kujtime të kohës studentore, kur të dyja ndanin skenën dhe orët e studimit në klasat e Universitetit të Arteve.

Me një ndjeshmëri të rrallë, ato sollën në skenë fragmente nga Sonata për violinë dhe piano e Elgar, duke ri sjellë aromën e romantizmit anglez me një interpretim plot elegancë e maturi emocionale. Koncerti “Souvenir” u prit me ngrohtësi nga publiku i kryeqytetit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme