Spahiu në konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve në Beograd: Forcim i bashkëpunimit rajonal

Politikë | 4 muaj më parë

Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu mori pjesë në konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve kandidate për anëtarësimin në Bashkimin Europian që u mbajt në Beograd.

Konferenca u organizua nga Kuvendi i Republikës së Serbisë dhe Rada Supreme e Ukrainës, nën moton “Së bashku në formësimin e së ardhmes së Europës”. Gjatë fjalës së mbajtur, nënkryetarja, Klodiana Spahiu vendosi theksin tek bashkëpunimi parlamentar dhe përshpejtimi i procesit të integrimit europian.

“Bashkëpunimi i parlamenteve tona me qëllimin final krijimin e një formati të përvitshëm bashkëpunimi, si një mekanizëm i qëndrueshëm për forcimin e dialogut parlamentar, shkëmbimin e përvojave dhe përshpejtimin e procesit të integrimit europian”, tha Spahiu.

Zëvendëskryetarja Spahiu theksoi fort se formatet e bashkëpunimit rajonal në rrugën drejt integrimit europian, duhet të mbeten gjithëpërfshirëse, të hapura dhe transparente për të gjitha vendet që aspirojnë aderimin në BE, pa lënë asnjë pas.

“Shqipëria ka treguar angazhim, qartësi dhe koherencë strategjike në këtë rrugëtim, për një rajon të qëndrueshëm dhe një Europë të sigurtë”, nënvizoi Spahiu.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme