SPAK kërkon pushimin e hetimit, GJKKO rrëzon kërkesat e PD-së për çështjen e gjyqtares Irena Gjoka

Aktualitet | 6 muaj më parë

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesat e përfaqësuesve të Partisë Demokratike që procedimi mbi pushimin e hetimeve ndaj gjyqtares Irena Gjoka të mos shqyrtohej nga GJKKO, por nga një gjykatë tjetër. Po ashtu, u rrëzua edhe kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Marinela Osmani nga kjo çështje.

Adriana Kalaja dhe Jamarbër Malltezi, përfaqësues të PD-së, pretenduan se GJKKO gjendet në konflikt interesi dhe kërkuan që çështja të gjykohej nga një trup tjetër gjykues.

Gjyqtarja Rudina Palloj, pas shqyrtimit të kërkesave, nuk konstatoi shkaqe ligjore për t’i pranuar ato, duke i rrëzuar në tërësi.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dorëzoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Hetimi ishte hapur mbi bazën e kallëzimit të Adriana Kalajës, e cila akuzonte Gjokën për “falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme