SPAK mbyll hetimet për “Plumbin e artë 1”, çon në GJKKO 11 anëtarët e grupit, mes tyre Martinaj e Çapja

Aktualitet | 1 vit më parë

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion përfundoi hetimet për dosjen “Plumbi i artë 1” dhe nisi në gjykatën e posaçme akuzat për 13 anëtarët e grupit, mes të cilëve Ervis Martinaj, Florenc Çapja, Suel Çela e Talo Çela.

Sipas prokurorisë së posaçme në total dosja ka 13 anëtarë, ku akuzohen për si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, të dyshuar për përfshirje në vrasje me paramendim, atentate me eksploziv, plagosje, dhunë, vjedhje me armë dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Procedimi penal ndaj tyre nisi në vitin 2022 ndërsa hetimet e realizuara nga prokurorët dhe oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë faktuar përfshirjen e tyre në ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në qytete si: Tiranë, Durrës, Elbasan, Kavajë, Shijak dhe Berat.

Por SPAK tha të enjten, se hetimet vijojnë për të identifikuar dhe dokumentuar rolin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të dyshuar kriminale.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme