SPAK refuzon kërkesën e misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të KE për t’u takuar me Veliajn

Aktualitet | 12 muaj më parë

Prokuroria e Posaçme Kudnwr Korrupsionit ka refuzuar kërkesën e misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës për t’u takuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Misioni i KE vizitoi Shqipërinë në datat 17-19 nëntor dhe kishte kërkuar një takim me Veliajn në ambientet e IEVP Durrës, ku ai mbahet në paraburgim prej shkurtit 2025, për t’u njohur me situatën e tij.

Nga ana tjetër, gjatë qëndrimit dyditor në Tiranë, misioni monitorues zhvilloi disa takime me institucionet shqiptare dhe u prit edhe nga Avokati i Popullit dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme