Spanja anulon blerjen e municioneve nga kompanitë izraelite

Botë | 2 vite më parë

Ministria e Brendshme e Spanjës ka deklaruar se ka anuluar një kontratë për blerjen e municioneve nga një firmë izraelite, duke zgjeruar premtimin spanjoll për të mos i shitur armë Izraelit, përfshirë këtu edhe blerjet.

Më herët se forcat e policisë civile Guardia kishin rënë dakord të blinin më shumë se 15 milionë fishekë 9 mm për gjashtë milionë euro nga Guardian LTD Israel.

Spanja tha se do të ndalonte shitjet e armëve për Izraelin në tetor 2023 kur filloi lufta e Izraelit me Hamasin në Gaza, pas sulmit brutal të grupit terrorist në Izraelin jugor.

“Qeveria spanjolle mban zotimin për të mos i shitur armë shtetit izraelit që nga shpërthimi i konfliktit të armatosur në territorin e Gazës. Edhe pse në këtë rast bëhet fjalë për blerje municioni, Ministria e Brendshme ka nisur procedurën administrative për anulimin e blerjes”, thuhet në njoftimin e qeverisë spanjolle.

Gjithashtu, Ministria e Brendshme spanjolle shton se kompanitë izraelite do të përjashtohen nga çdo tender.

Kontrata u tenderua në shkurt dhe u dha më 21 tetor, ku dy nga tre lotet i janë dhënë një kompanie izraelite.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme