Spanja e pamëshirshme, pesë gola Portugalisë

Futboll Bota | 1 vit më parë

Spanja, e pamëshirshme ndaj Poartugalisë, 5-0 në ditën e parë të Grupit B, në Kampionatin Evropian të Femrave, që po vjen  ekskluzivisht në ekranin e RTSH.

Spanjollet treguan një nivel shumë të lartë futbolli, me efektivitetin e tyre të shkëlqyer në pjesën e parë, duke imponuar stilin e tyre në një mënyrë të vendosur. Mbetet për t’u parë se ku janë kufijtë e kësaj skuadre për sa i përket fitimit të titullit në EURO, por shenjat janë shumë inkurajuese.

Ndeshja u zhbllokua menjëherë, me Esther González që mposhti Ines Pereira që në minutën e dytë. Vicky 7′ dhe Alexia 41′ e bënë gjithçka të lehtë për Spanjën, ndërsa Esther González 43’(dopietë personale) kompletoi pokerin në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, ku gjithçka dukej e përfunduar, Martin-Prieto 90’+3 firmosi për rezultatin përfundimtarë 5-0.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme