Spanja, “poker” Gjeorgjisë. Belgjika ndalet nga Kazakistani

Botërori 2026 | 12 muaj më parë

Grupet kualifikuese për Kupën e Botës 2026 vazhdojnë të marrin formë. Belgjika lë gjithçka të hapur në Grupin J,  duke barazuar 1-1 me Kazakistanin. Ky rezultat fut në lojë edhe Uellsin (1-0 kundër Lihtenshtejnit).

Belgjika mund të vulosë gjithçka kundër Lihtenshtejnit në ditën e fundit, por përballja Uells-Maqedoni e Veriut mund të hapë shumë skenarë. Përveç ndonjë kthese dramatike, uellsianët dhe maqedonasit do të luftojnë për një vend në playoff.

Spanja është një hap më afër kualifikimit, me fitoren 4-0 kundër Gjeorgjisë e mban Turqinë në distancë (fitore 2-0 ndaj Bullgarisë). Austria gjithashtu fiton, 2-0 në Qipro.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme