Spanja, Skocia, Belgjika dhe Austria janë në Botëror

Dita e fundit e kualifikueseve evropiane pa Spanjën të sigurojë një vend në Kupën e Botës 2026. Kampionët në fuqi të Evropës barazuan 2-2 me Turqinë, duke i detyruar ata të kalojnë në fazën e play off.
Dani Olmo (4′) dhe Oyarzabal (62′) bënë të lumtur trajnerin Luis de la Fuente, ndërsa për turqit shënuan Gul (42′) dhe Ozcan (55′).
Zvicra(barazoi me Kosovën 1-1) dhe Skocia(mundi Danimarkën 4-2) gjithashtu kualifikohen drejtpërdrejt, ndërsa Danimarka dhe Rumania(mundi San Marinon 7-) hyjnë në fazën play off.
Belgjika(Belgjika mundi Lihtenshtejnin 7-0) dhe Austria do të jenë gjithashtu në Kupën e Botës. Në fazën play off do të luajnë Bosnja, Uellsi dhe Maqedonia e Veriut.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




