Spanja, trajneri i ri De la Fuente: Ramos dhe Busquets? Dyert

Kapitulli i Luis Enrique u mbyll pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës kundër Marokut, në Spanjë ka nisur epoka e Luis De la Fuente të paktën deri në Kampionatin Evropian të ardhshëm. Tashmë në përzgjedhjet spanjolle prej vitesh (ai fitoi një Evropian U-19 dhe një Evropian U-21), De la Fuente, i cili ka nënshkruar deri në vitin 2024, do të debutojë në stolin e ekipit kombëtar në mars, por ai tashmë ka shumë ide të qartëa “Dua të rikuperoj frymën e vitit 2010 dhe ndjenjën e përkatësisë. Nuk më duhen 48 milionë trajnerë, por 48 milionë lojtarë”.
“Kam qenë futbollist për 15 vjet, 13 në kategorinë e parë duke fituar tituj. Kam 10 vjet në federatën spanjolle, kam qenë në Kampionatin Evropian dhe Olimpiadë. Nëse ka ndonjë këtu në Spanjë që e di të tashmen dhe të ardhmen e futbollit tonë, jam unë – shtoi trajneri i ri, i cili menjëherë u dërgoi një mesazh të qartë dy flamujve të La Roja, – Sergio Ramos nëse është në gjendje të mirë, do të thirret”.
“Do të përzgjidhen të gjithë lojtarët që janë në gjendje të mirë. Jam i lumtur që Busquets dëshiron të vazhdojë dhe padyshim që po llogaris tek ai. Është historia e futbollit jo vetëm në të kaluarën, por edhe në të tashmen dhe në të ardhmen. Unë kam mundësinë të zgjedh çdo lojtar, pa kufi moshe, ndaj nuk ia mbyll dyert askujt. Më pëlqejnë talentet e rinj, por edhe veteranët që na kanë dhënë shumë dhe vazhdojnë të na japin kaq shumë”.
“Kur më kërkuan të bëhesha trajneri i ri I Spanjës, unë pranova menjëherë. Luis Enrique ka bërë një punë fantastike me këtë ekip – tha De la Fuente para se të shpjegonte se – unë jam një trajner që i jap liri lojtarit brenda një ekuilibri; më pëlqejnë portierët teknikë që nisin aksionin, por para së gjithash duhet të shpëtojnë. Ne nuk jemi të lidhur me një formacion të caktuar, por të gatshëm të ndryshojmë kur të jetë e nevojshme”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



