Spanja “zbulon” Amerikën/ Federata arkëton 44 mln €, lojtarët gati 1 mln € secili

Federata Spanjolle e Futbollit pritet të marrë një shumë të majme për suksesin e arritur në Kupën e Botës 2026. Suksesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përveç aspektit monetar, i cili është i prekshëm dhe i konsiderueshëm rreth 50 milionë dollarë (44 milionë euro), ka qenë me impakt edhe në sa i përket imazhit të lëvizjes futbollistike iberike.
Federata Spanjolle e Futbollit do të përfitojë edhe më shumë nga ky sukses pasi akordet e shumta që kanë kompani të ndryshme kanë klauzola specifike që lidhen me triumfin e ekipit në fushë.
Një tjetër plus i madh që sjell ky triumf i Spanjës është edhe prestigji global që një ky sukses i sjell futbollit spanjoll.
Mungesat financiare në arkën e Federatës pas anulimit të finales, kundër Argjentinës si kampione në fuqi e Copa América, tani është një kujtim i largët. Një pjesë delikate e këtij suksesi i takon edhe futbollistëve, të cilët do të marrin rreth 45% të bonusit që përfitoi Federata Spanjolle e Futbollit. Sipas llogaritjeve rreth 19.67 milionë dollarë do t’i shkojë lojtarëve të grumbulluar nga de la Fuente. Sipas llogaritjeve secili prej 26 lojtarëve do të përfitojë 756,000 euro bruto për suksesin e arritur në SHBA Meksikë dhe Kanda 2026. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




