Spanjë, aborti në kushtetutë – Qeveria kërkon ta mbrojë ligjërisht, pavarësisht kundërshtimi

Botë | 1 vit më parë

Qeveria e Spanjës ka propozuar që e drejta për abort të përfshihet në Kushtetutë, pas një vendimi të debatueshëm të Këshillit Bashkiak të Madridit që informoni gratë për një të ashtuquajtur “sindromë post-aborti”, e cila nuk njihet nga shkenca.

Kryeministri Pedro Sanchez tha se do të propozojë në Parlament mbrojtjen e abortit si të drejtë kushtetuese. Megjithatë, për ndryshime kushtetuese nevojitet një shumicë prej tre të pestash, çka kërkon mbështetjen e opozitës. Në Spanjë, aborti është i ligjshëm deri në javën e 14-të të shtatzënisë dhe është dekriminalizuar që nga viti 1985 në raste specifike.

Ligji u zgjerua më 2010, por gratë ende përballen me vështirësi për ta realizuar, për shkak të refuzimit nga mjekët publikë. Debati mbi abortin vijon të jetë i nxehtë në vend, ndërsa qeveria synon ta mbrojë këtë të drejtë përmes Kushtetutës. Ky zhvillim vjen pas shembullit të Francës, që vitin e kaluar u bë vendi i parë që e përfshiu të drejtën për abort në Kushtetutë.

Organizatat për të drejtat e grave e kanë mbështetur nismën e qeverisë, ndërsa partitë konservatore e kanë quajtur atë të panevojshme. Përplasjet mes të majtës dhe të djathtës pritet të thellohen edhe më tej në Parlament. Në qendër të debatit mbeten të drejtat e grave dhe roli i ideologjisë në vendimmarrjen publike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme