Spiropali: Diplomacia shqiptare do të hapet më shumë ndaj talenteve të reja

Politikë | 12 muaj më parë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka theksuar se diplomacia e hapur ndaj të rinjve është një nga prioritetet kryesore të mandatit të saj, në kuadër të vizionit për “Shqipërinë Evropiane”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministrja bëri të ditur se u takua me praktikantët e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës që shërbejnë aktualisht në Ministrinë e Jashtme.

“Ligji i ri për shërbimin e jashtëm që do të prezantojmë shumë shpejt në Kuvend do të krijojë më shumë hapësira dhe mundësi për të pasuruar diplomacinë shqiptare me potencialin e të rinjve që kanë vokacionin për t’i shërbyer Shqipërisë.”, shkruan Spiropali.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme