Spiropali pret presidenten e PE: Mirënjohje për mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot paradite (16 maj) në Kryesinë e Kuvendit, Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, e cila ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.
Autoriteti i lartë i Legjislativit europian vlerësoi Samitin që mbahet në Tiranë si historik për Shqipërinë dhe rajonin.
“Samiti i Gjashtë i Komunitetit Politik Europian në Tiranë, është i rëndësishëm për Shqipërinë, rajonin dhe Europë”, mësohet të jetë shprehur Spiropali.
Kryeparlamentarja ka sjellë në vëmendje se “Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri rikonfirmoi mbështetjen e gjerë popullore për bashkimin me familjen europiane”.
Nga ana tjetër, Spiropali shprehu mirënjohje për mbështetjen e fuqishme të Parlamentit Europian për anëtarësimin e Shqipërisë.
Një falenderim të posaçëm Spiropali e bëri për hapjen në Tiranë të Zyrës Rajonale të Parlamentit Europian duke e cilësuar si vlerësim për arritjet dhe prestigjin e Shqipërisë.
Në vlerësimin e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë erdhi për autoritetin legjislativ europian gjithashtu edhe votimi për here të parë nga jashtë vendit me pjesëmarrjen e lartë të Diasporës në procesin zgjedhor.
“Kuvendi do të vijojë të udhëheqë me vendosmëri procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 dhe shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Parlamentit Europian dhe institucioneve europiane për këtë objektiv ambicioz, por të arritshëm”, thekson kryeparlamentarja.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



