Spiropali takon Marco Rubio: Thellim i aleancës tonë strategjike në çdo dimension

Politikë | 1 vit më parë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ministrja Spiropali i është bashkuar darkës transatlantike në Nju-York të SHBA-së, të mbajtur një ditë më parë me ftesë të Sekretarit Rubio.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali theksoi: “Me shumë kënaqësi iu bashkova darkës transatlantike, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ndërkohë që aleanca strategjike mes vendeve tona do të thellohet edhe më tej në dimensionin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë.”

Gjatë qëndrimit të saj në Nju-Jork, ministrja Elisa Spiropali po zhvillon një sërë takimesh të rëndësishme shumëpalëshe dhe bilaterale, në kuadër të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Diskutimet janë përqendruar në çështje madhore, si siguria ndërkombëtare, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Më herët, Spiropali mori pjesë edhe në takimin e nivelit të lartë të thirrur nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministri kanadez, Mark Carney, që kishte në fokus kthimin në shtëpi të fëmijëve ukrainas të deportuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme