Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka uruar kryeministrin Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Teksa vlerësoi zhvillimin e qetë të procesit zgjedhore, Spiropali shprehu përgëzimet për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe fushatën elektorale të zhvilluar nga e gjithë klasa politike.
Ministrja Spiropali thekson se rruga e Kosovës dhe Shqipërisë është së bashku drejt të ardhmes europiane.
“Urime popullit të Kosovës për zgjedhjet e zhvilluara me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare, një shprehje e pjekurisë demokratike që na bën krenarë.
Përgëzime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e arritur dhe besimin e marrë nga qytetarët, si dhe të gjithë spektrit politik për fushatën e standardet e arritura.
Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë europiane, sepse ajo që na bashkon është më e madhe se çdo kufi”, shkruan Spiropali.
Lëvizja Vetëvendosje, e drejtuar nga Albin Kurti, ka dalë forcë e parë edhe në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor, duke marrë rreth 50 për qind të votave. Ky rezultat i jep Vetëvendosjes një avantazh të rëndësishëm për të siguruar shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




