Spiropali vendos kurorë me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në Sofje

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari me ftesë të homologes, Nataliya Kiselova.
E shoqëruar nga kryeparlamentarja Kiselova, Sipiropali vendosi një kurorë me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në Sofje, në nderim të të rënëve për lirinë e Bullgarisë.
Një ditë më parë, Spiropali u prit në takim nga kryeministri Rossen Jeliazkov, ku theksoi se “Bullgaria është një partner ekonomik tradicional i Shqipërisë dhe mes vendeve tona ka mundësi të shumta bashkëpunimi në sektorë si infrastruktura, turizmi, energjia etj., të cilat ndihmojnë zhvillimin, ndërlidhjen, bashkëpunimin dhe integrimin e rajonit”.
Kryeministri Jeliazkov vlerësoi marrëdhëniet, partneritetin dhe miqësinë mes dy vendeve dhe rikonfirmoi mbështetjen e vendosur të Bullgarisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe bashkëpunimin për paqen e sigurinë në rajon e më gjerë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




