Sportet e ajrit, parashutisti italian rrëfen emocionet që i ofroi qyteti i gurtë

Edicioni i 5-të Sky diving Albania solli në qytetin e gurtë shumë dashamirës të sporteve të ajrit. Mes tyre ishte edhe Walter Sergo( Serxho) i cili ka mbi 41 vite qe e ushtron sportin parashutizmin. Në rrëfimin e tij, tregon për emocionet dhe shpreh dëshirën të rikthehet sërish në evente të tjera.
Walter Sergo profesor Kimie dhe zv. rektor i Universitetit Triestie në Italisë është i apasionuar pas aventurës dhe adrenalinës që ofron parashutizmi. Ka mbi 41 që e ushtron këtë sport. Është hera e dytë për Sergion që vjen në qytetin e Gjirokastrës dhe merr pjesë në Eventin Sky daiving Albania.
Me qytetin e Gjirokastrës Sergio është njohur shume kohë më parë dhe në një mënyrë tepër të vëçantë, këtë e pohon vetë ai.
Për herë të pestë pas certifikimit për fluturime turistike dhe sportive të Aerodromit të Gjirokastrës është rikthyer Shoqata Kombëtar e Parashutistëve Italian duke organizuar Eventin Sky daiving Albania e dhuruar spektakël për gjithë dashamirësit e sportëve të ajrit.
Gazetare: Leonida Kociu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




