Stadiumi i Vorës drejt transformimit, punimet ecin me ritme të shpejta

Në stadiumin e Vorës po vijojnë me intensitet të lartë punimet për ndërtimin e tribunës së re qendrore. Deri tani është përfunduar montimi i parafabrikatit të tribunës, ndërsa aktualisht po kryhet ndarja e ambienteve të brendshme dhe vendosja e rrjeteve hidraulike e elektrike.
Gjatë javës së ardhshme do të montohet edhe struktura e shkallareve, ku do të vendosen më pas ulëset.
Projekti përfshin rikonstruksionin e plotë të dhomave të zhveshjes për lojtarët, ambienteve për stafet teknike, si edhe krijimin e hapësirave të tjera funksionale, duke garantuar standardet moderne të një impianti futbollistik.
Ky investim i madh, i realizuar në bashkëpunim mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë Vorë, synon të transformojë tërësisht infrastrukturën e stadiumit dhe t’i ofrojë komunitetit sportiv kushte bashkëkohore për zhvillimin e futbollit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




