Stërvitje e përbashkët e forcave speciale Shqipëri, Kosovë, SHBA dhe Kroaci

Aktualitet | 1 vit më parë

Ushtarë të forcave speciale nga Shqipëria, Kosova, Shtetet e Bashkuara dhe Kroacia kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët, me synim forcimin e aftësive ndërvepruese dhe operacionale, si dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet forcave aleate dhe partnere.

Lajmi u bë i ditur nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes trupave.

Me rastin e kësaj stërvitjeje, Gjenerallejtënant Kingji shfrytëzoi rastin për të uruar personelin e Forcave Speciale me rastin e 27-vjetorit të krijimit të tyre.

Kingji vlerësoi lart rolin e Forcave Speciale, duke i cilësuar ato si burim krenarie kombëtare.

“Forcat Speciale përfaqësojnë profesionalizmin, përkushtimin dhe dinjitetin më të lartë të Forcave të Armatosura dhe janë një burim krenarie kombëtare,” shkroi ai.

Shefi i Shtabit theksoi gjithashtu kontributin e vyer të tyre në mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe të vlerave të Aleancës së NATO-s. Stërvitjet e tilla dëshmojnë përkushtimin e vendeve anëtare dhe partnere për të rritur gatishmërinë dhe bashkëpunimin strategjik në rajon.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme