Stina koncertore e Orkestrës Simfonike të RTSH, Beethoven dhe Brahms pjesë e programit

Kulturë | 1 vit më parë

Nën drejtimin e dirigjentit Guido Corti, Orkestra Simfonike e RTSH do të vijë me koncertin e radhës në kuadër të stinës koncertore 2025, me një program të pasur me vepra të kompozitorëve botërorë, si Ludwig van Beethoven me Simfoninë nr. 3 në Mi bemol maxhor dhe Koncert për violinë dhe orkestër nga Johannes Brahms.

“Programi do të nisë me Brahms. Nuk është hera e parë që vij në Tiranë dhe drejtoj Orkestrën Simfonike të RTSH. Jam shumë i kënaqur që po kthehem sërish për të performuar me këta instrumentistë të shkëlqyer. Do të ofrojmë një koncert për të mos u humbur,” u shpreh dirigjenti italian, z. Corti.

Violinisti Fation Hoxholli do të jetë solisti, i cili do të performojë Koncertin për violinë dhe orkestër nga Brahms.

“Për mua është hera e parë që luaj si solist me Orkestrën e Radios. Është emocion shumë i madh të luaj Koncertin e Brahmsit. Ky është një monument i repertorit violinistik si krijmtari,” tha z. Hoxholli.

Koncerti do të mbahet në Teatrin e Operës dhe Baletit më 4 qershor, ora 20:00.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme