Stina koncertore në Elbasan, mbrëmje klasike nga Orkestra e Harqeve

Kulturë | 1 vit më parë

Orkestra e Harqeve Elbasan, në bashkëpunim me mjeshtrin e madh të skenës shqiptare, tenorin Kastriot Tusha dhe sopranon e njohur Erinda Agolli, sollën për publikun elbasanas koncertin vokal–instrumental “Stina Koncertore”.

“Është një koncert i mrekullueshëm dhe kam shumë nostalgji, dhe sa herë vij i ftuar në qytetin e vendlindjes time ndjehem shumë mirë”, u shpreh tenori.

“Ne e shijuam shumë sidomos në krahët e mjeshtrit Kastriot Tusha është një kënaqësi më vete. Kthimi në qytetin e Elbasanit me koncerte të tilla është gjithmonë kënaqësi”, tha soprano.

Dirigjenti Blerim Narazani i cilësoi aktivitete të tilla të rëndësishme për të afruar brezat e rinj pranë muzikës  si shtyse për të vijuar rrugën drejt artit.

“Repertori është i bazuar jo në numrat koncertal por në numrat solistik që të ketë më shumë risi, por bëmë edhe prezantimin e disa artistëve të rinj”, u shpreh dirigjenti.

Ky aktivitet artistik, u zhvillua në një atmosferë të veçantë në sheshin e kalasë me synimin për  të pasurojë jetën kulturore të qytetit dhe të sjellë më afër artin e muzikës së kultivuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme