Stoli i kombëtares gjermane merr formë, Klopp zgjedh ish-lojtarin e Borussia Dortmund në stafin e tij

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar si komisar i ri i Gjermanisë, Jürgen Klopp thuhet se ka vendosur se cilët do të jetë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
Sipas medieve gjermane Klopp do të ketë tri zëvendës dhe përveç emrave të njohur siç janë Peter “Piet” Krawietz (kanë bashkëpunuar gjatë kohës kur 59-vjeçari drejtonte Mainz) dhe Pepijn Lijnders (ka qenë ndihmësi i 59-vjeçarit në Liverpool) stafit të tij do t’i bashkohet edhe Sven Bender.

Ish-lojtari i Borussia Dortmund mbylli kontratën me SpVgg Unterhaching pas dy vitesh bashkëpunim dhe tani është i lirë që të nisë një aventurë të re. 37-vjeçari ka punuar edhe më parë në këtë post pasi ka qenë ndihmës i Edin Terzić dhe Nuri Şahin. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




