Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, Faber: Synon rritje kapacitetesh me 60% dhe reagim më i shpejtë ndaj sulmeve

Aktualitet | 12 muaj më parë

Kapacitetet teknike për mbrojtje digjitale parashikohet të rriten me 60 % sipas Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025‑2030, ndërsa mbi 10 000 punonjës publikë do të trajnohen dhe 500 shkolla do të përfshihen në programet e edukimit për sigurinë online.

“Janë mbi 200 institucione të cilat janë infrastruktura kritike apo të rëndësishme mbi të cilat është kryesisht është fokusuar puna jonë. Këto mund të jenë institucione shtetërore në një pjesë të madhe, por një pjesë e tyre janë edhe institucione private. E rëndësishme në punën tonë është që të sigurojmë që këto institucione apo kompani private të mos ndërpresin shërbimet ndaj qytetarëve dhe të dhënat të mbrohen sa më mirë dhe të kenë integritet sa më të lartë”, u shpreh Floreta Faber, zv.Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Strategjia synon gjithashtu përfshirjen aktive të sektorit privat dhe bizneseve në ndërtimin e një ekosistemi më të sigurt digjital për vendin.

“Në mbrojtjen e individit janë jo vetëm fushatat, por është edhe një punë e përditshme që bëhet për informimin e individëve në raport e çfarë duhet të dinë ato si pjesë të sigurisë kibernetike”, tha Faber.

Shqipëria ka bërë përparim në indeksin National Cyber Security Index (NCSI) 2025 renditet e 15‑ta në botë me 85 pikë, një ngritje prej 39 pozicionesh nga viti 2023.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme