Studimet e larta në Shqipëri, interes i lartë nga maturantët të arsimohen në vend

Mundësitë e shumta që ofrojnë institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë, sa i përket larmishmërisë së programeve të studimit dhe rritjes së cilësisë në arsimin e lartë, ka bërë që vit pas viti të rritet numri i maturantëve që zgjedhin të studiojnë në universitetet shqiptare, krahasuar me ata që i drejtohen universiteteve ndërkombëtare.
Maturantët e Korçës shprehen se një pjesë e bashkëmoshatarëve të tyre kanë zgjedhur të studiojnë jashtë, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre duan të vazhdojnë studimet e larta në universitetin e Korçës ose në kryeqytet.
Vetëm në Zyrën Vendore Arsimore Korçë këtë vit janë mbi 800 maturantë, të cilët tashmë kanë zgjedhur lëndët të cilat do i japin si provim me zgjedhje, përmes plotësimit të formularit A1, që i orienton ata drejt universiteteve që synojnë dhe degën për të cilën duan të studiojnë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




