Studimi, 2 në 10 nxënës bullizohen në shkollat e Shkodrës

Sociale | 2 vite më parë

Shërbimi psiko-social në Zyrën Arsimore Shkodër ka realizuar një studim, i cili tregon se 19.7% e nxënësve raportojnë se bullizohen.

Drejtorja e kësaj zyre, Brisela Kadija, tha se bazuar në të dhënat e studimit do të merren masa konkrete për parandalimin e çdo situate të metejshme. KRONIKË

2 ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohën. Shifrat e studimit të realizuar nga shërbimi psiko-social në zyrën arsimore Shkodër u bënë me dije gjatë një aktiviteti me mësuës, nxënës dhe prindër

Kadija tha se ka ardhur koha që Prindërit të jenë më përfshirës duke forcuar kështu trinomin prindër-mësues-nxënës

Fakti që 19.8% e nxënësve raportojnë se bullizohën mbetet një këmbanë alarmi për familjet, mësuesit, profesionistët social, institucionet e mbarë  shoqërinë.

Gazetare: Nermin Spahiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme