Suarez: Luis Enrique, një nga trajnerët më të rëndësishëm në karrierën time

Luis Suarez, sulmuesi i Inter Miamit, foli pas barazimit 2-2 kundër Palmeiras, i cili u lejoi amerikanëve të kualifikoheshin për raundin e 16-shes të Kupës së Botës për Klube, ku do të përballen me PSG-në e Luis Enriques: “Për mua, Luis Enrique, së bashku me maestro Tabárez, ishte një nga trajnerët më të rëndësishëm në karrierën time.
E dimë sa e vështirë është të përballesh me kampionët e Ligës së Kampionëve.
Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi armët tona për të konkurruar. Duhet të korrigjojmë disa gabime që, në ndeshje si kjo, paguhen shtrenjtë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




