Substancë – In Memoriam Ali Oseku! Hapet ekspozita në kujtim të piktorit
Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të piktorit Ali Oseku, është çelur një ekspozitë në kujtim të tij.
Ekspozita, e titulluar “Substancë”, është homazh për artistin dhe vjen si një përpjekje për të treguar, në mënyrë të sintetizuar jetën dhe veprën e tij të ndarë mes dy kohësh, që u bashkuan sërish përmes ngjyrës.
Në qendër të kësaj ekspozite ndodhet një vepër e hershme, puna e diplomës. E gjetur rastësisht në oborrin e shkollës, e vendosur në tokë si një objekt që përçon peshën e kujtesës, tejkalon subjektin e pikturuar dhe tregon të gjithë historinë e ëndrrës së artistit të thyer e përthyer në kohë të errët.
Në muret përreth saj qëndrojnë disa vepra të kohës së re, ku drita dhe hapësira mbizotërojnë, ku ngjyra bëhet gjuhë dhe heshtja mesazh.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Galerinë FAB deri në datën 10 maj.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




