Sulm frontal i futbollistëve kundër FIFA-s, kërkohen 8 miliardë euro pas sentencës “Diarra”

Futboll Bota | 6 muaj më parë

Në shënjestër janë normat që rregullojnë kontratat. Në bazë të procedurës është rasti i ish-lojtarit të Realit. Gjykata europiane i ka dhënë të drejtë mesfushorit, i cili kontestonte rregullat e prishjes së kontratës, që e penalizonin kur vendosi të shkonte te Lokomotiv Mosca në 2014-ën.

Është një sulm frontal ai i fondacionit “Justice for Players”, që po përgatit një gjyq kolektiv kundër FIFA-s. Objektivi është për të kërkuar një dëmshpërblim që shkon deri në 8 miliardë euro. Normat që rregullojnë kontratat e lojtarëve nuk konsiderohen të sakta, pas sentencës “Diarra”.

Pas “class action” është studioja e avokatëve që revolucionarizuan futbollin me të famshmen sentenca “Bosman”, në 1995-ën. Deri në verë duhet të jetë depozituar në Holandë kërkesa e fondacionit që mbron interesat e 3 mijë lojtarëve, me mnbështetjen e shoqatave të ndryshme kombëtare.

Gjithçka, sipas “l’Equipe”, është financuar me 20 milionë euro nga një kompani ndërkombëtare, që pastaj mund të arkëtojë një përqindje të fitimit të mundshëm final. Fitim që llogaritet të shkojë në 6 miliardë euro vetëm për Europën dhe që rritet në 8 miliardë, nëse dëmi potencial shtrihet edhe në gjithë kampionatet që janë kompetencë e FIFA-s.

Në bazë të procedurës është sentenca “Diarra” e 2024-ës. Një verdikt ai i Gjykatës europiane, që i ka dhënë të drejtë ish-lojtarit të Real Madrid. Ai kontestoi normat e prishjes së kontratës, që e penalizuan për kalimin te Lokomotiv Mosca në 2014-ën. Objektivi i kësaj iniciative ligjore kolektive është për të ushtruar presion mbi FIFA-n, e detyruar të rishikojë rregullat.

Një manovër komplekse gjithsesi, mes lojërave të fuqisë dhe tensionit, me sindakatën ndërkombëtare FIFPro, që nuk aderon në këtë iniciativë dhe tashmë në konkurencë me një ent të ri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme