Sulmi ndaj forcave të KFOR-it në 2023, dënohet me gati 5 vite burg një serb në veri të Kosovës

Millosh Antoviç është dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim dhe gjobë 20 mijë euro nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Ai u shpall fajtor për sulmin në Zveçan më 29 maj të vitit 2023, gjatë të cilit u lënduan dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ndaj tij ishte ngritur aktakuzë më 30 korrik të ketij viti.
Antoviç pranoi fajësinë në marrëveshje me Prokurorinë Speciale, e cila akuzoi atë për dhunën në protestën e majit të vitit 2023 në Zveçan. Shtetasi serb nga veriu i Kosovës akuzohej për katër vepra penale: sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrje në turmë që kryen huliganizëm, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të lëndëve narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.
Më 29 maj të vitit 2023, 93 pjesëtarë të KFOR-it pësuar dëmtime, disa prej tyre u plagosën më rëndë, pas përleshjes me protestuesit serbë. Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat e komunave të banuara me shumicë serbe në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin-Potok, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, të cilat u bojkotuan nga serbët.
Për dhunën në Zveçan, Kosova fajësoi Serbinë, duke thënë se pas dhunës qëndruan “grupe kriminale të afërta me presidentin serb Vuçiç.
Gazetare: Vjollca Zharri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




