Sulo: Meta mund të drejtojë opozitën, po nuk i merr 500 mijë votat e demokratëve

Analisti Arjon Sulo, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se pavarësisht se Meta mund të jetë pjesë e rëndësishme e opozitës madje mund ta drejtojë atë, nuk mund të bëj për vete votat e 500 mijë demokratëve.
Sipas tij, është normale që roli i Berishës, pas arrestit në shtëpi, të zbehej. Madje, theksoi Sulo, ky ishte qëllimi i PS-së, dhe kësaj ja ka arritur.
“Në këto kushte është thuajse e pamundur drejtimi i partisë më të madhe opozitare nga Berisha. Tubimi te rrugica mezi po mbahet. Ai ka mbështetje, por në kushtet që është e ka të vështirë. Është në hetim pa akuzë prej tre vitesh. Meta, gjithë galvanizimin e këtij muaji e ka të lidhur me SPAK, që lidhet me hetimet për Metën dhe Kryemadhin. Janë pyetur dëshmitarë të partisë së tij. Janë çuar letër porosi. Ai ka bërë presionin e tij të fortë. Gjuan madje rëndë duke e tepruar, por mendoj se është në drejtën e tij. Meta dëshiron të ketë opozitën, por nuk e shikoj se e ka të mundur që të ngjisë natyralisht me elektoratin e PD-së. Kanë bashkëpunuar me Berishën dhe kanë zgjedhur Bashën. Ka bashkëpunuar me PS-në. Sa do që del Bardhi, kuptohet se Meta është me i fuqishëm. Kemi një PD me 500 mijë vota. Fakti që Meta bërtet më shumë, nuk do të thotë se merr votat e PD-së. Sikur fushata të filloj nesër mendoni se fokusi do të jetë fushata e Metës? Nuk ndodh kjo.”, tha Sulo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




