Takimi i punës mbi “Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Hasni: Shqipëria e përkushtuar për rritjen e përgjegjshmërisë

Politikë | 2 vite më parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ishte i pranishëm në takimin e punës mbi “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në një postim në X (dikur Twitter), Hasani shkruan se vendoi ynë mbetet “plotësisht i përkushtuar” për rritjen e përgjegjshmërisë në agjendën e ‘Grave, Paqes dhe Sigurisë’”

 Ministri shkruan se në takim, mes të tjerash u diskutua edhe mbi rolin e grave në adresimin e sfidave të reja të sigurisë dhe luftimin e kërcënimeve terroriste.

“Uashington/ Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për rritjen e përgjegjshmërisë në agjendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë.

Në takimin e punës mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit diskutuam mbi rolin kritik të grave në adresimin e sfidave të reja të sigurisë, luftimin e kërcënimeve terroriste, trajtimin e çështjeve mjedisore, si ndryshimet klimatike dhe ndikimin ndaj teknologjive të reja”, shkruan Hasani.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme