Takimi Kiev-BE-SHBA/ Rusia nuk ndal sulmet mbi Ukrainë, vriten 8 persona, mbi 35 të plagosur

Ndërsa sot mbahet samiti Kiev-BE-SHBA për arritjen e një marrëveshje armëpushimi mes Ukrainës e Rusisë, kjo e fundit nuk ka ndalur sulmet ajrore.
Tetë persona humbën jetën dhe 35 të tjerë u plagosur si pasojë e sulmeve ruse në të gjithë Ukrainën gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, forcat ruse lëshuan 140 dronë sulmues dhe dronë mashtrues të tipit Shahed, si dhe katër raketa balistike Iskander-M gjatë natës.
Mbrojtja ajrore e Ukrainës kapi 88 dronë rusë, ndërsa 25 raketa dhe dronë goditën 10 lokacione.
Një sulm rus në Oblastin e Kharkiv u mori jetën të paktën katër civilëve dhe plagosi 18 të tjerë, sipas guvernatorit Oleh Syniehubov, duke dëmtuar një sërë ndërtesash dhe disa automjete.
Në Oblastin Zaporizhzhia, një fëmijë u vra si pasojë e sulmeve dhe gjashtë persona u plagosën ndërsa forcat ruse nisën 502 sulme në 14 qytete. Në Oblastin e Donetskut tre persona humbën jetën, ndërsa shtatë të tjerë u plagosën.
Sulmet vijnë disa orë para se Presidenti Volodymyr Zelensky të takohet me Donald Trump dhe disa ditë pas samitit të Trump me Presidentin amerikan Vladimir Putin në Alaska.
Ndërsa Trump pretendoi se me Putin arritën njëfarë përparimi në bisedimet e paqes, takimi në Alaskë përfundoi pa një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës ose një angazhim për një armëpushim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




