Takimi në Alaskë – Trump dhe Putin bisedime kokë më kokë. Ukraina, tema qendrore e bisedës

Kremlini ka zbuluar detaje lidhur me takimin e dy presidentëve, atij të SHBA, Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin, të premten në Alaskë.
Yuri Ushakov, këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit dhe ish-ambasadori rus në SHBA, informon se të dy presidentët do të kenë një takim “kokë më kokë” dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp e cila siç Ushakov thotë “do të shërbejë për të përmbledhur rezultatet e negociatave”.
Gjithashtu, ata do të zhvillojnë një takim më të gjerë me delegacionet.
Ushakov tha se Ukraina do të jetë tema qendrore e bisedës, por dyshja do të diskutojë gjithashtu bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik.
Delegacioni rus që do të shkojë në Alaska do të përfshijë vetë Ushakovin, Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, Ministrin e Mbrojtjes Andrey Belousov, Ministrin e Financave Anton Siluanov dhe biznesmenin rus Kirill Dmitriev, thotë Kremlini./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



