Taranto 2026 në RTSH/ Ali Kaya dhe Fatima Birdaha fitojnë të artën në gjysmëmaratonë

Lojrat Mesdhetare XX në ditën e tyre të fundit kanë dhuruar mjaft emocione. Në rrjetin e Radio Televioznit Shqiptar erdhi për publikun vendas gara e gjysmëmaratonës.
Në këtë distancë për meshkuj festoi Turqia, e cila falë atletëve të saj arriti të fitonte dy prej tre medaljeve në dispozicion. Fituesi i garës ishte Ali Kaya, i cili mori të artën e radhës për Turqinë falë kohës 1:02:06. Për 32-vjeçarin kjo kohë vlen shumë pasi është më shpejta që është regjistruar në këtë distancë në këtë turne. Pas tij garën e mbylli algjeriani Mohammed Sief Boukartaba me kohën 1:03:26. Për 28-vjeçarin kjo ishte koha më e mirë personale e vendosur në këtë distancë. Në vendin e tretë, medalje të bronztë mori atleti tjetër turk, Ramazan Bastug me kohën 1:04:08.

Fatima Ezzahra Birdaha
Sa i përket garës së femrave medalja e artë i shkoi Fatima Ezzahra Birdaha-s. 22-vjeçarja nga Maroku është sencacioni i vërtetë i këtij kompeticioni pasi ia doli që të fitonte këtë garë vetëm katër ditë pasi kishte marrë të artën në garën e 5000 metrave. Birdaha mori të artën e dytë falë kohës 1:09:59, e cila është një rekord për kompeticionin. Medalja e argjendtë i shkoi Klara Lukan. Sportistja nga Sllovenia përshkoi distancën me kohën 1:11:22 ndërsa në vendin e tretë u rendit atletja nga Kroacia, Matea Parlov Kostro me kohën 1:11:58. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




