“Taranto 2026” në RTSH/ Ertjan Kofsha i katërti edhe në shtytje, Rostami siguron të argjendtën e radhës për Kosovën

Ertjan Kofsha mbylli edhe garën e shtytjes për peshat 95 kg në vendin e katërt falë provës së dytë ku pati sukses duke ngritur 194 kg.
21-vjeçari nisi këtë garë me 192 kg, por nuk ia doli që ta ngrinte ashtu siç i ndodhi edhe në provën e tretë ku kishte kërkuar peshën 196 kg.
Kofsha arriti që të mbyllte garën e tij në vendin e katërt në stilin e shtytjes duke i shkuar shumë pranë medaljes së bronztë.
Më mirë se ai performuan Faris Touairi (195 kg), Kianoush Rostami (203 kg) dhe Karim Ibrahim Ibrahim Aly Abokahla (204 kg). A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




