Tardelli kundër Cannavaro-s dhe Totti-t: Mbrojnë Infantino-n dhe një Botëror të trukuar!

Ish-kampioni i botës me Italinë në 1982-in, Marco Tardelli, ka mbajtur një qëndrim të ashpër karshi disa ish-lojtarëve, të cilët kanë pranuar që të rreshtohen përkrah Gianni Infantino-s.
Ish-mesfushori i Italisë, dhe heroi i saj në Botërorin “Spanjë 1982”, sot në pozitat e opinionistit në RAI, tha: “Do të doja të thoja diçka për disa legjenda që kanë shprehur mendim pozitiv për Infantino-n, duke thënë se ai ka qenë i shkëlqyer gjatë dhjetë viteve të fundit, në një deklaratë që ndoshta nuk është shkruar prej tyre”.
“Po flas për Cannavaron, i cili për mua ishte kapiteni i ekipit tonë kombëtar dhe pranoi një deklaratë që nuk ishte shkruar prej tij. Mendoj se kjo është e padrejtë, jo për ne, por për fëmijët që panë një Kupë Bote të jashtëzakonshme. E tmerrshme, e manipuluar”, tha Tardelli në “La Domenica Sportiva”.
“Faullet e Argjentinës, rregullat e ndryshuara, ndërprerjet e hidratimit. Të gjithë i pranuan rregullat e Infantino-s dhe kjo është ajo që më mahnit më shumë”, shpjegoi Tardelli. “Ai mori solidaritet nga të gjithë. Nëse Maradona do të kishte qenë ende në Argjentinë, fundi i botës do të kishte ndodhur në Argjentinë. Ishte vërtet diçka e tmerrshme dhe mendoj se të gjithë po e kalojnë sikur s’ka ndodhur asgjë”, akuzoi Tardelli. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




