Tare ndoqi finalen në “Olimpico”, Furlani: Sezoni i Milanit i dështuar!

Itali | 1 vit më parë

“Jam këtu vetëm për të parë ndeshjen”. Me këto fjalë Igli Tare u përgjigj për mikrofonët e gazetarëve, të cilët ishin në “Olimpico” për të mbuluar ngjarjet në lidhje me finalen e Kupës së Italisë. Prezenca e shqiptarit, i cili u pa në shoqërinë e ndihmësit të Piolit, Xhakomo Mureli, në stadiumin roman konsiderohet si një sinjal i fortë nga mediet italiane për shoqërinë kuqezi, e cila nëpërmjet administratorit të deleguar ka pranuar se në këtë vit janë bërë shumë gabime.

“Kemi bërë shumë gabime. Edhe pse kemi fituar Superkupën e Italisë nuk mund të flasim për arritje të objektivave të vendosur në verë. Kjo skuadër nuk është në lartësinë e duhur”, ishin fjalët e administratorit të deleguar të Milanit, Xhorxho Furlani. Ky i fundit është njëri prej të akuzuarve për sezonin e dështuar të Milanit. Prezenca e Igli Tares në stadium është interpretuar nga gazetarët si një sinjal i fortë për shoqërinë se nuk ka shumë kohë për të zgjedhur drejtorin e ri sportiv.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme