Taulant Xhaka me skuadër të re, firmos për FC Dardania Basel

Taulant Xhaka me skuadër të re. Ish-mesfushori kuqezi, pas mbylljes së bashkëpunimit me skuadrën e Bazelit, ka firmosur me skuadrën shqiptare, FC Dardania Basel, e cila është pjesë e ligës së katërt në Zvicër. Lajmi është bërë i ditur dhe nga vetë klubi, që i ka uruar mirëseardhjen 34-vjeçarit, i cili do të jetë trajner-lojtar.
Njoftimi i klubit:
Lajm!
Të nderuar dhe të dashur antarë dhe antarësi, Sportdashës përkrahës të klubit FC Dardania
Mirë se vjen, Legjendë!
Me krenari dhe respekt të madh, e mirëpresim në mesin tonë një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar – Taulant Xhaka dhe ndihmës Trainerin Argjend Turkaj.
Një profesionist shembullor, një luftëtar në fushë dhe një frymëzim për brezat e rinj.
Prania jote nuk është vetëm një forcim për skuadrën, por edhe një nder për gjithë komunitetin tonë.
Jemi Një – dhe sot jemi më të fortë me ty!
Me Respekt
FC Dardania Basel
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




