Të huajt të apasionuar pas rafting, lundrojnë në lumin “Vjosa”

Sporti i Rafting ka ngjallë interes edhe përgjatë ditëve të fundit të nëntorit. Një grup të rinjsh nga 5 shtete të ndryshme të botës kanë zgjedhur të provojnë eksperiencën e lundrimit në rrjedhën e Vjosës.
Robert Tabaku operator turizmi tregon se interesi për të zhvilluar sporte ujore vjen kryesisht nga të huajt.
“Të them të drejtën interesi është më shumë i vizitorëve të huaj. Ata janë mësuar edhe me sportin.
Lumi Vjosa i cili është edhe një ndër lumenjtë e vetëm të egër në Evropë është mjaft i përshtatshëm për zhvillimin e sporteve të ndryshme ujore.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




