Të paktën 100 mijë persona në radhë për t’i bërë nderimet e fundit Papa Françeskut

Europë | 2 vite më parë

Rreth 100 mijë njerëz kanë pritur pasditen e sotme për të hyrë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan dhe për t’i bërë nderimet e fundit Papa Françeskut të ndjerë, njoftoi ANSA, duke cituar vlerësimet e shërbimit të sigurisë së Vatikanit.

Radha jashtë kishës, e cila konsiderohet qendra shpirtërore dhe historike e katolicizmit, sa vjen e bëhet më e gjatë.

Eshtrat e Papës u varrosën në bazilikën në zemër të Romës dje në mëngjes. Që nga mëngjesi i sotëm është hapur për publikun e gjerë, por koha e pritjes është e gjatë. Eshtrat e Papës janë ekspozuar në një arkivol të thjeshtë prej druri.

Fillimisht pritej që bazilika të qëndronte e hapur deri në mesnatë, por turmat janë aq të mëdha sa zyrtarët e Vatikanit nuk e kanë përjashtuar mundësinë që ajo të qëndrojë e hapur më shumë se sa ishte paralajmëruar fillimisht. Pritet që të mblidhen më shumë njerëz, sidomos në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje.

Bazilika pritet të jetë e hapur nga ora 7:00 e mëngjesit me orën lokale deri në orën 19:00 me orën lokale nesër. Papa do të varroset të shtunën.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme