Të rinjtë dhurojnë aparat EKG në Livadhja, banorët e merrnin këtë shërbim në Sarandë

Sociale | 1 vit më parë

Qendra Shëndetësore e Livadhjasë jep shërbimin parësor shëndetësor tek banorët e 13 fshatrave të kësaj njësie administrative. Shpeshherë ka ndjerë mbështetjen e shoqatave që ushtrojnë aktivitet në Bashkinë e Finiqit.

Shoqata “Bashkimi i Rinisë Finiq” ka organizuar herë pas here aktivitete bamirësie, ku me të ardhurat e mbledhura janë blerë objekte apo mjete për t’ia dhuruar Qendrave Shëndetësore.

Para pak javësh, të rinjtë e të rejat e zonës kanë dhuruar pranë kësaj Qendre Shëndetësore një aparat elektrokardiogram.

“Kjo ka qenë një ndihmesë vërtet e madhe për ne. Në fillim të rinjtë erdhën një apo dy muaj më parë te qendra jonë dhe na thanë se për se kishim më tepër nevojë. EKG-ja është goxha e kushtueshme dhe na thanë që ndoshta nuk do të arrinin të mblidhnin kaq shumë fonde. Jemi çuditur që brenda kaq pak muajve mblodhën fondet dhe na bënë dhuratë EKG-në,” thotë Nikolina Koçi, drejtoresha e Qendrës Shëndetësore.

Tashmë, banorët e Njësisë Administrative Livadhja nuk kanë nevojë të udhëtojnë larg vendlindjes për analizën e EKG-së.

“Në qoftë se kishin probleme kardiake, pacientët referoheshin te spitali i Sarandës,” tregon Dr. Koçi.

Të rinjtë e të rejat e Finiqit kanë dhuruar aparate të ngjashme edhe në 3 Qendra tê tjera Shëndetêsore të kësaj njësie vendore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme