Tedi Cara transferohet te nën-kampionët e Ukrainës

Futboll Bota | 4 muaj më parë

Sulmuesi shqiptar Tedi Cara largohet nga FC Oleksandriya, por mbetet në elitën e futbollit ukrainas, pasi do të nisë një aventurë të re në karrierë me LNZ Cherkasy.

Klubi, që mbylli sezonin në vendin e dytë në kampionatin ukrainas, ka paguar rreth 500 mijë euro për të blerë kartonin e 26-vjeçarit shqiptar.

Ish-sulmuesi i Partizanit luajti 27 ndeshje në kampionatin ukrainas sezonin e kaluar me fanellën e Oleksandriya, duke kontribuar me 6 gola dhe 3 asiste.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme