Tekste të reja për të gjithë ciklin fillor, përfshirë vitin e ardhshëm edhe klasat e 4 dhe të 5

Aktualitet | 7 muaj më parë

Procesi i shpërndarjes së teksteve të reja shkollore falas për vitin e ardhshëm shkollor do të përfshijë edhe klasat e 4-të dhe të 5-të.

Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar, Mirala Çami, tha se vështirësitë që hasen me librat e përdorur, për shkak të moshës së vogël të fëmijëve, sollën nevojën e ofrimit të teksteve të reja shkollore për të gjithë ciklin fillor, nga klasa e parë deri në të pestën.

Rritja e fashës së nxënësve që përfitojnë tekste të reja ul barrën financiare të familjeve shqiptare, si dhe nxit barazinë ndërmjet nxënësve në sistemin arsimor.

Nxënësit e ciklit fillor (klasa 1–5) nuk do të kenë më nevojë të dorëzojnë tekstet e tyre. Kjo praktikë do të vazhdojë të ndiqet vetëm për nxënësit që ndjekin klasat e 6-të deri në të nëntën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme