Temperatura nën zero, juglindja nën pushtetin e mjegullës

Mëngjesin e kësaj të premteje, qytetet e juglindjes së vendit janë zgjuar nën pushtetin e mjegullës së dendur.
Temperaturat kanë zbritur deri në -2 gradë Celsius në zonat urbane, ndërsa në zonat malore shënojnë vlera deri në -7 gradë Celsius.
Mjegull e konsiderueshme raportohet në akset nacionale Pogradec–Korçë, Zëmbalk–Goricë dhe Korçë–Kapshticë, duke vështirësuar qarkullimin.
Policia e qarkullimit rrugor apelon për kujdes të shtuar ndaj drejtuesve të mjeteve, duke i këshilluar të reduktojnë shpejtësinë për shkak të mungesës së fushëpamjes.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




