Tenis: Mensik fiton “Miami Open”, Djokovic dorëzohet në finale

Jakub Mensik mund në finale Novak Djokovic dhe fiton turneun Masters 1000 në Miami. Tenisti çek, numri 54 në botë, fitoi me rezultatin 2-0 (7-6, 7-6) sfidën finale që zgjati më shumë se dy orë.
Në ditën e fundit të Miami Open, i kushtëzuar rëndë nga moti i keq dhe i mbyllur pas orës 23:00 sipas kohës lokale me ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe fotot rituale, 19-vjeçari çek Jakub Mensik përfundoi turneun e jetës së tij (deri në këtë pikë) duke fituar një Masters 1000 për herë të parë në karrierën e tij.
Ëndrra e Novak Djokovicit u shty pasi tenisti serb shpresonte të arrinte fitoren e 100-të në karrierë, krahas titullit të 41-të të Masters 1000 për të arritur një tjetër rekord.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




