Tenis/ Rybakina, “mbretëresha” e US Open

Sport | 2 muaj më parë

Elena Rybakina është mbretëresha e re e US Open; tenistja kazake fitoi titullin e tretë “Grand Slam” në karrierën e saj duke mundur Aryna Sabalenkën në një finale të luftuar fort, që zgjati dy orë e njëzet e një minuta.

Elena fitoi setin e parë me rezultatin 6-4, humbi të dytin 7-5, por më pas rriti ritmin në setin e tretë, duke e mbyllur ndeshjen 6-2 dhe duke siguruar kështu titullin e tretë “Grand Slam” në karrierë, pas fitoreve në Wimbledon 2022 dhe Australian Open 2026.

Elena Rybakina fiton titullin e tretë “Grand Slam” në karrierën e saj, duke përsëritur suksesin e “Australian Open” të vitit 2026 me fitoren në “US Open” – ku mposhti sërish Aryna Sabalenkën në finale, pas një përballjeje që zgjati dy orë e njëzet e një minuta.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme