Tenis/ Rybakina-Sabalenka finalja e Us Open, eliminohen në gjysmëfinale Gauff e Pegula

Është Rybakina-Sabalenka finalja e femrave në Us Open. Tenistja bjelloruese ka siguruar kalimin në aktin final të turneut amerikan, pasi mundi në gjysmëfinale amerikanen Jessica Pegula me rezultatin 7-5, 6-2.
Sabalenka mund të mbrojë titullin e fituar një vit më parë në New York. Në renditjen botërore ajo është parakaluar nga kazakja Elena Rybakina, e cila kaloi në finalen e Us Open, duke mundur amerikanen tjetër Coco Gauff pas 3 setesh, me rezultatin 3-6, 6-4 dhe 6-4. Ishte një gjysmëfinale më e luftuar se e para.
Në finalen çift te meshkujt do të ndeshen dyshja e përbërë nga britaniku Neal Skupski dhe amerikani Chris Harrison ndaj asaj gjermane me Tim Puetz dhe Kevin Krawietz.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




