Tenis/ Surprizon Serena Williams, rikthehet në Wimbledon edhe në turneun individual

Sporte të tjera | 4 muaj më parë

Tenistes 44-vjeçare i jepet ‘wild card’ për rikthimin e plotë në fushë. Më parë kishte njoftuar rikthimin në çift me motrën Venus.

E përjetshme Serena Williams. Tenisja amerikane në Wimbledon nuk do të luajë vetëm në çift me motrën e saj, por do të jetë pjesëmarrëse në turne edhe individualisht. Lajmi është konfirmuar mbrëmjen e fundit, kur në faqen zyrtare të turneut britanik është komunikuar se Serena ka marrë një ‘wild card’.

Ky është një rikthim në të kaluarën për ish-numrin 1 të botës, 7 herë fituese në Londër, në vitet 2002, 2003, 2009, 2010, 2012, 2015 dhe 2016.

Në 2022-shin, pas Us Open, Serena Williams ishte tërhequr, por që vitin e kaluar ishte rikthyer në fushat e tenisit në turnetë çift me motrën Venus. Tani kthehet edhe në turnetë individualë në mënyrë të papritur, por sigurisht që fansat e saj janë shumë të kënaqur nga ky vendim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme